Rritet numri i fëmijëve që shfaqin probleme të shëndetit mendor. Mjekët psikiatër thonë se përveç prindërve janë dhe shkollat të cilat referojnë raste të adoleshentëve që shfaqin ankth , pagjumësi apo janë agresive si ndaj njëri-tjetrit ashtu edhe ndaj mësuesve. Numri i vizitave nga pesë në ditë, është dyfishuar në 10 apo 12 raste.

“Dy vite pandemi kanë lënë pasoja edhe në shëndetin mendor të fëmijëve por mjekët fajësojnë më së shumti teknologjinë , qëndrime me orë të zgjatuara në telefon apo I pad”, tha mjekja psikiatre.

Grupmosha më e prekur janë ata gjashtë deri në 12-13 vjeç, thonë mjeket. Ata këshillojnë që prindërit t’u qëndrojnë më pranë fëmijëve, të bisedojnë me ata .Por nga ana tjetër nuk duhet të miqësohen shumë përtej limiteve, pasi shpesh u plotësojnë çdo dëshirë duke humbur autoritetin e prindit./ Top Channel

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re