Përleshje të reja shpërthyen të hënën në mëngjes midis policisë izraelite dhe palestinezëve në kompleksin e Xhamisë Al-Aqsa në Jeruzalem, përpara një marshimi të planifikuar nacionalist hebre.

Sipas raporteve, palestinezët hodhën gurë ndaj forcave izraelite të sigurisë, të cilat u përgjigjën me bomba trullosëse.

Qindra palestinezë dhe më shumë se 20 anëtarë të policisë izraelite janë plagosur në përleshjet gjatë tre ditëve të fundit.

Ekziston frika nga një valë e re dhune të hënën gjatë marshimit vjetor të Ditës së Jeruzalemit.

Kjo ngjarje shënon pushtimin e Jeruzalemit Lindor, ku ndodhet pjesa e vjetër e qytetit dhe vendet e tij të shenjta. Izraeli pushtoi këtë pjesë të Jeruzalemit në 1967 dhe që nga ajo kohë ka kujtuar pushtimin çdo vit si Dita e Jeruzalemit.

Sionistët e rinj e shënojnë atë duke ecur nëpër zona kryesisht muslimane.

Shumë palestinezë e shohin këtë si një provokim të qëllimshëm.

Dhuna e fundit pasoi një muaj tension, dhe shkas për incidente të reja është kërcënimi i dëbimit të familjeve palestineze.

Gjykata e Lartë e Izraelit duhej të zhvillonte një seancë të hënën në lidhje me apelimin e më shumë se 70 palestinezëve kundër një urdhri dëbimi në favor të një organizate të vendosjes hebraike në rrethinën Shejh Yarrah të Jeruzalemit, por u shty për shkak të trazirave.

تصدي الشبان من داخل المصلى القبلي خلال اقتحامه في #المسجد_الأقصى pic.twitter.com/fAZfn1uBsu

— حلا (@halakhalayleh) May 10, 2021

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re