Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, tha se “e vërteta e vetme është se me NATO-n pajtuan se as njësitë e armatosura të Kosovës nuk kanë të drejtë për të hyrë në Veri pa pëlqimin e KFOR-it dhe përfaqësuesve të autoriteteve lokale serbe”.

“Gënjeshtari më i keq është ai që thotë ndryshe”, tha Vuçiç, duke folur Televizionin Pink.

Ai kujton se ai mori pjesë në të gjitha takimet me përfaqësuesit e NATO-s, dhe se gjatë nënshkrimit të Traktatit të Brukselit “është kërkuar garanci se në Veriun e Kosovës nuk do të hyjnë njësi të policisë ROSU”

 “Marrëveshja jonë me NATO-n është mosaktivizimi i ROSU-s në veri. Pesëqind here e kam përsëritur atë para se (ish-shefja e diplomacisë evropiane) Catherine Ashton të hyjë në ndërtesën e NATO-s dhe kemi rënë dakord se asnjë prej formacioneve të armatosura nuk mund të hyjë në Veri pa dy kushte: pa lejen e KFOR-it dhe NATO-s, si dhe pa pëlqimin e komuniteteve lokale nëpërmjet përfaqësuesve të tyre”, tha Vuçiç.

Reagimi i presidentit serb vjen një ditë pasi zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Grasso tha se njësia speciale e Kosovës ROSU mund të hyjë pa leje në veri të Kosovës, por jo ushtria e Kosovës, së cilës sipas tij i duhet një autorizimi paraprak.

“Njësitë për operacione speciale të cilat mund të jenë të armatosura dhe që i përkasin Policinë e Kosovës, si të tilla kanë mandatin për të zbatuar ligjin në tërë Kosovën, pa pasur nevojë për të kërkuar miratim”, tha Grasso.

“Forca e Sigurisë së Kosovës (apo ushtri), në bazë të marrëveshjes së mëhershme, duhet të marrin leje nga komandanti i KFOR-it para se të angazhohen në veri të Kosovës”, shtoi më tej tha Grasso, referuar një marrëveshjeje të institucioneve me NATO-n.

Ndërkohë, duke folur për mundësitë e vazhdimit të dialogut, Vuçiç tha se “Prishtina duhet të shfuqizojë r tarifat dhe dialogu do të vazhdojë”.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re