Grupi i njohur i hakerëve ‘Anonymous’, kanë publikuar një sërë dokumentesh sekrete të qeverisë së Serbisë. Kjo nuk është hera e parë që ‘Anonymous’ ka reaguar ndaj Aleksandar Vuçiç, se nuk do të qëndrojnë duarkryq kundrejt aktiviteteve të tij rrezikshme në Kosovë.

Autokrati serb Aleksandar Vuçiç, marioneta e Vladimir Putinit, po përpiqet të destabilizojë rajonin, duke përdorur mekanizmat e dhunës dhe terrorit të kriminelit të luftës Sllobodan Millosheviq, por për të do të jetë vetëvrasje

Që kur filloi lufta në Ukrainë, Serbia është i vetmi vend që zyrtarisht ka mbajtur marrëdhënie të mira me Rusinë, duke refuzuar të bashkohet me sanksionet e vendosura nga Bashkimi Europian”, thuhej në mesazhin e publikuar me 17 janar.

Në një mesazh ditën e djeshme në Twitter, ata publikuan disa dokumente sekrete të qeverisë së Serbisë.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re