Skip to content

Antalogjia e këngës durrsake, Klosi shpërndan certifikata mirënjohjeje

Artisët që kanë lënë gjurmë në muzikën qytetare Durrsake cdo vit bashkohen për t’i dhuruar sërish publikut të njëjtat emocione si dikur.

“Antologjia e këngës durrsake” është takimi i përvitshëm i gjeneratave te artistëve, që sipas ministrit te turizmit Blendi Klosi përbën një vlerë te shtruar te arkivës tone muzikore.

 

BLENDI KLOSI

MINISTER I TURIZMIT

 

Sot mbase duket sikur është më  e thjeshtë që të prodhosh muzikë por sot është shumë e vështirë që të prodhosh emocionet që kanë prodhuar kaq shumë mjeshtra të muzikës durrsake. Ndaj unë dal këtu si titullar i një institucioni që ka lidhje me turizmin por si një administrator publik dhe mendoj ndaj të njëjtin opinion me të gjitha ata që kanë fatin të drejtojnë një institucion duke i falenderuar ata të cilët kanë prodhuar atë që është më e bukura dhe më e mira e shqiptarëve: buzëqeshjen, muzikën, ëmbëlsinë dhe vëllazërinë mes njeri-tjetrit. Mendoj që kjo mbrëmje është edhe një shenjë e gjallë sesi mbahen të lidhur bashkë dhe sesi mund të krijohet në breza një traditë e cila nuk duhet humbur”

Turizmi kulturor i ofohet jo vetem qytetarëve durrsake, por edhe cdo vizitori që njeh këngët e traditës.

Kryebashkiakja e Durrësit, Valbona Sako shpërndau certifikata mirënjohje për 23 këngetaret pjesëmarrës në Antologjine e këngës durrsake.

 

Kjo ide e veçantë jo vetëm që na bashkoi në këtë event të gjithëve bashkë, por na përcolli kujtimet dhe emocionet e muzikës dhe këngëve të bukura të kënduara nga këta këngëtarë durrsakë ndër vite.”

 

Kengetaret durrsak qe moren certifikate mirenjohjeje ishin:

 

Marika Deçi, Sotir Telo, Luljeta Bërzezi, Mimoza Musai, Merxhan Myshketa, Reshit Gjini, Servete Bagoi, Melita Shehu, Miga Hysi, Majlinda Laska, Ylli Çifti, Milva Alite, Lorenc Barometa, Qemal Kërtusha, Zija Saraçi, Leonard Doka, Raimonda Kamberi, Dhimitër Stefa, Namik Sadiku, Naim Kërçuku, Astrit Hysa, Valentina Gjoni, Luljeta Strefi.