Cyprien Verseux, glecerolog dhe astrobiolog, është duke punuar në bazën më të largët shkencore në botë, në stacion Concordia në Antarktidë.

Ai, i gjendur atje me mision kërkimor mbi klimën në të kaluarën e planetit tonë, ndan në një blog përvojat e jetës në këtë mjedis ekstrem. Aty, ku edhe bakteret nuk mund të mbijetojë, Cyprien është së bashku me një grup të vogël  shkencëtarësh.

Mungesa e oksigjenit, bardhësia absolute dhe dimr esktrem, i bën shkencëtarët të ndiejnë se jetojnë në një planet tjetër.

“Ky është rajoni më i ftohtë në Tokë ku temperaturat bien nën minus 80 në dimër. Diellin e kemi parë për herë të fundit në gusht. Ajri është shumë e thatë dhe oksigjeni nuk është i mjaftueshëm”, shkruan Cyprien dhe vazhdon:

“Megjithatë, Concordia është jashtëzakonisht tërheqës për studiues të fushave të ndryshme, të tilla si astronomia, psikologjia (pasi Agjencia Evropiane Hapësirë ​​ka studiuar këtu përshtatjen e njeriut në kushtet të ngjashme me ato në Hënë apo Mars), glecerologija, studimi i atmosferës dhe gjeofizika”

E sa për gatimin, një prej eksperiencave më të rralla, Cyprien shkruan asgjë nuk mund të gatuhet, sepse gjithçka ngrin pak sekonda.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re