Projekligji që ndalon lojrat e fatit u miratua në komisionin e Ekonomisë, kur kryetari Erion Braçe tha se këto amendamente i japin fund përfundimisht veprimtarive të bingove”.

Tashmë, projektligji i bujshëm i qeverisë që pretendohet se do i thotë “stop” bixhozit, pritet të kalojë për miratim në parlament.

Por nga opozita, ka një tjetër gjykim. Si reagim ndaj faktit se kryeministri Rama i është referuar dhe Kuranit për ndalimin e lojrave të fatit, deputetja Jorida Tabaku tha se kjo mazhorancë është e fundit që i takon të flasë me Bibël dhe Kuran për lojrat e fatit.

“Nëse sot kryeministri ankohet për mesazhet që i vijnë nga burgjet, atëherë ai dëshmon se është peng jo i vesit të basteve, por i vesit të të qenurit pjesë e të inkriminuarve”, shtoi znj. Tabaku.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re