Skip to content

Anti-KÇK në terren/ Operacioni Forca e Ligjit zbarkon në Shkodër dhe Elbasan (Video)

Në ditën e dytë të zbritjes në terren, paketa anti-KÇK kalon nga Durrësi në veri të vendit, në Shkodër dhe më pas në Elbasan. News 24 raporton se struktura e anti-KÇK, Operacioni Forca e ligjit po zhvillon aksion në qytetin e Shkodrës.

Oficerët e OFL kanë zbarkuar në Shkodër ku do të dorëzohen formularë në dy familje kriminale në këtë qytet dje do të bëhen verifikime në terren për indicie të marra për pasuri të këtyre personave të dyshuar për pasuri të paligjshme.

E njëjta gjë po ndodh edhe në Elbasan, ku oficerët e OFL po dorëzojnë të tjerë formularë për subjekte të paketës anti-KÇK.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=32gSBJZxfWg]