Analisti Fatmir Merkoci ka marrë pjesë në protestën e radhës që po zhvillohet në kryeqytet në një shenjë revolte për ekzekutimin e 25-vjeçarit shqiptar Klodian Rahsa nga një efektiv i policisë. Në një reagim në Fax News, Merkoci thotë se policia nuk duhet të flasë për tubime pasi një efektiv i tyre kreu vrasje dhe ndaj nuk mund të komandojnë popullin.

 “Është revoltë qytetare. Nuk ka ligj që i ndal revoltat. Vrasësi nuk mund të komandojë popullin për aq kohë sa ka kryer vrasje dhe nuk ka moral për të bërë kërkesë. Nëse e bën, të japin dorëheqje drejtuesit. Sa i përket dhunës së policisë, janë veprime anti ligjore të gjëmosh fëmijët në rrugë.

E patë rastin e fundit që lëshuan ujë e gaz ndaj protestuesve, kjo është e patolerueshme. Edhe pardje, edhe dje, tubimet kanë qenë shumë paqësore. 

Të gjithë duhet ta pranojmë që jemi në diktaturë, jemi shtet policor. Më vjen keq vetëm për një gjë, për ndalimet dhe arrestimet. Në protesta nuk bëhen arrestime dhe më vjen për gjyqtarët që përfshihen në këtë gjë”, tha Merkoci.

(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re