Mehmet Kraja, kreu i Akademisë së Shkencave në Kosovës, ka lëshuar një prej deklarimeve më të rënda në raport me pozitën e lartë që mban, duke fyer femrat që mbajnë shami, një obligim fetar me burim hyjnor të cilin e kanë të trija besimet monoteike(Islami, Krishtërimi dhe Hebraizimi).

Duke u ndërfutur dhe ai në debatin mbi shaminë në shkolla, në nxënëse apo mësuese, Kraja ka shkuar shumë më larg se çështja e diskutuar e laicitetit të institucioneve arsimore shtetërore, nëse janë apo jo përjashtuese ndaj atyre që mbajnë veshje të caktuar më sfond apo thelb fetar, duke definuar, pa asnjë referencë, dëmin e shamisë për ato që e mbajnë.

“Çështja e shamisë është e dëmshme për emancipimin e vajzës. Emancipimi i vajzave është problem i madh në Kosovë. Nuk është kufizim vetëm shamia, që vë kufizime vetëm në pamjen e saj, por vë kufizime në perceptim, në zhvillim të mendimit, në lirinë e mendimit. Sepse ajo vajza që vendos shami është e kufizuar. Është nën diktat”, janë fjalët e tij, gjë që po përjetohen rëndë nga komuniteti i besimtarëve muslimanë në Kosovë.

Ndër reagimet më të forta ka qenë ai i një psikologu kosovar, Kreshnik Avdiu, i cili e sfidon intelektualisht duke i kërkuar referencën për këtë qëndrim, pasi si kreu i një akademie shkencore s’mund të flasë pa referenca për një çështje.

“Ku e merr guximin, ti, me paditurinë tënde të flasësh për çështje fundamentale të fesë Islame, e ta lidhësh praktikimin e ndonjërës prej tyre me probleme psikike?

Kush je ti që thua se shamia qenka e dëmshme, e që sipas teje ajo vë kufizim mendor?

Ku e “di” ti? Kush të ka thënë? Ku e ke lexuar një gjë të tillë?

Nuk besoj ta kesh lexuar diku, ngase nuk ekziston një diçka e tille as si definicion, e as si mendim. Hë pra, na thuaj…”, shkruan psikologu nga Ferizaj.

Pos kësaj, kujtojmë që të qënit e Mehmet Krajës në krye të Akademisë së Shkencave të Kosovës përbën një skandal më vete, pasi ky njeri jo vetëm çedon intelektualisht e moralisht, por është provuar si një njeri që ka punuar me Beogradin dhe për Beogradin kundër UÇK-së.    

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re