Nënkryetari  i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar me ironi mbi nismën e kryeministrit Edi Rama mbi miratimin e projektligjit, që opinioni i gjerë publik tashmë e njeh me emrin paketa “anti-shpifje”. 

Me një shënim në rrjetet sociale, Petrit Vasili, thotë me ironi se lufta e shefit te qeverisë për t’i mbyllur gojën medias është e drejtë, ndërsa shton se Ramës  nuk i mbetet gjë tjetër, por vetëm të vijojë me ‘kokëfortësi’  betejën që ka nisur.

Postimi i Petrit Vasilit:

Ec Edi “heroi” i antifjales se lire!! Edi Rama i vetem, nje hero i vertete perballe “kazanit” kombetar dhe nderkombetar, qe i kerkon te largoje duart nga liria e medias dhe fjala e lire. Lufto Edi lufto.  Lufta jote per ti mbyllur gojen medias,qytetareve dhe kujtdo eshte nje lufte e drejte. Kot te keqkuptojne Edi, mos u kthe mbrapsht, mos u dorezo,mos u terhiq.

Edi vër perpara Shkollepakesine tende dhe ec. Injoranca eshte forca jote. Padija eshte krenaria jote. Vulgariteti eshte fuqia jote.

Go Edi go!!!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re