Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas tha se Evropa duhet të plotësojë hapësirën që ka mbetur bosh pas tërheqjes amerikane me së fonde dhe diplomaci, në organizatat ndërkombëtare dhe rajonet kryesore të botës, duke përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ai ishte në një takimin vjetor të diplomatëve gjermanë në Berlin tha se Evropa duhet të rrisë ndikimin e saj politik dhe financiar në Kombet e Bashkuara dhe Organizata Botërore e Tregtisë, të cilat janë nën presion nga Uashingtoni që kur presidenti amerikan Donald Trump mori detyrën vitin e kaluar, raporton AP.

Shefi i diplomacisë gjermane për më tepër, i bëri thirrje Evropës që të rrisin ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor, në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë, duke paralajmëruar se “lufta e çmimeve, varfëria dhe zhvendosja në lagjen evropiane … paguhen nga evropianët”.

Sipas Maas, megjithëse Evropa duhet të përpiqet të “ribalancojë” marrëdhëniet e saj me Uashingtonin, “qëllimi nuk është kurrë ‘Evropa në radhë të parë’”, duke iu kundërvënë me këtë formë aksiomës së Trump-it në politikën e tij”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re