Vaji i rigonit të egër merret nga lulet dhe gjethet e bimës së rigonit,  njihet si një antibiotik i fuqishëm  që lufton me sukses infeksionet. Falë vetive antibakteriale dhe antivirale, vaji i rigonit përdoret gjerësisht në trajtimin e sëmundjeve të ndryshme.

Vaji i rigonit të egër përmban nivele të larta antioksidante.

Është e rëndësishme të dini se në rast të sëmundjeve serioze, ose në shtatzëni duhet të këshillohet nga mjeku specialist.

Duke qënë se shumë sëmundje shkaktohen nga mikroorganizmat, është e rëndësishme të dini se vaji i rigonit të egër lufton me sukses mikrobet e dëmshme dhe është efektiv në parandalimin dhe luftimin e infeksioneve, siç janë vaginoza bakteriale (Candida), infeksioni i traktit urinar (Escherichia coli), klamidia, helmimet nga ushqimi dhe infeksione të ndryshme të mushkërive.

Rigoni i egër mund të përdoret si bimë në përgatitjen e ushqimit, çajit ose në formën e vajrave. Kur bëhet fjalë për vajin, rekomandohet që ta kombinoni me vajin e ullirit, pasi ndihmon në lehtësimin e dhembjeve të muskujve./

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re