Teatri baleti dhe muzika u ndërthurën në shfaqjen Antigone-Opera Rock, duke entuziazmuar publikun gjirokastrit.

 

Shfaqja me regji të Enzo Toma, e frymëzuar nga tragjedia e Sofokliut, u vu në skenën e teatrit të qytetit të gurtë.

 

Kjo ishte përmbyllja e një cikli festimesh 10 ditore, në kudër të javës kulturore italiane.

 

ENZO TOMA

REGJISOR

 

“Kjo shfaqje ka në qendër të saj, temën e politikës dhe moralit. Është një temë aktuale duke patur parasysh situatën në Europë dhe rrezikun pranë saj. Kemi një skenë ku luajnë 3 aktorë, 3 balerinë dh 2 muzikantë. Quhet Antigone-Rock, pasi është një shfaqje që i drejtohet të rinjve. Antigone është një vajzë e re që i jep forcë të rinjve me idenë e saj që ka për drejtësinë.”

 

Aktivitetet në kuadër të javës kulturore italiane janë kthyer tashmë në traditë dhe festohen që nga viti 2001.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re