Më 18-19 qershor 2020 Komisioni i Venecias do t’i dorëzojë autoriteteve shqiptare opinionin përfundimtar për emërimet në Gjykatën Kushtetuese dhe Paketën Antishpifje.

Në opinionin paraprak te publikuar nga Venecia ne mars 2020, veprimet e Presidentit të Republikës, sa i përket emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese u konsideruan përgjithësisht të pajtueshme dhe me një interpretim të arsyeshëm të Kushtetutës.

Komisioni i Venecias vendosi të shtyjë me dy muaj draft opinionet për dy kërkesa të ardhura nga Shqipëria, atë të ligjit Anti- Shpifje dhe të emërimeve në Gjykatën Kushtetuese.

Ky vendim u mor për shkak të situatë së krijuar nga koronavirusi. Për emërimet në Gjykatën Kushtetuese më 6 mars Venecia dha një draft paraprak.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re