Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas daljes së opinionit të Komisionit të Venecias mbi ligjin për mediat apo të njohur ndryshe si paketa Antishpifje.

Kryeministri thekson se është mirënjohës ndaj Komisionit të Venecias duke shtuar se pa humbur kohë duhen adresuar në Kuvend sugjerimet e dhëna për të mbrojtur çdo njeri me ligj nga shpifja sipas tij.

“Mirënjohje Komisionit të Venecias për Opinionin mbi “Antishpifjen”! Tani pa humbur kohë të adresojmë në Kuvend sugjerimet e vyera dhe të garantojmë me ligj të drejtën e çdo njeriu për t’u mbrojtur nga Shpifja, si dhe detyrimin e çdo portali për t’u identifikuar si subjekt i ligjit”, shkruan Rama.

Venecia ka dhënë opinionin zyrtar lidhur për paketën anti-shpifje dhe për emërimin e anëtarve të Gjykatës Kushtetuese. Komisioni ka qënë kritike lidhur me rolin e AMA-s në procesin e verfikimit online, ndërsa për Kushtetuesen kërkon më tepër bashkëpunim mes Presidencës dhe Kuvendit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re