Organizata “Omonia” ka shprehur indinjatën për operacionin policor të ditës së sotme në Himarë, ku një skuadër e antiterrorist mori nën hetim 10 banorë të Himarës.

“Bëhet fjalë për të rinj te cilët, si një përkushtim dhe premtim që prej kohësh kishin bërë ditët e mëparshme, lartësuan në nje kodrinkë të vogël pranë Manastirit te Hirshëm te Fjetjes së Tërëshenjtës Mari – Athaliotisës, simbolin e Kryqit të Nderuar.

Gjithashtu përbën një të drejtë të sanksionuar përsa i përket pohimit publik të besimit dhe ushtrimit të lirë dhe pa pengesa të lirive, të drejtave dhe detyrimeve të besimit fetar.

Për më tepër kjo në Himarë, ku identiteti fetar i komunitetit është historikisht dhe aktualisht i dëshmuar si i Krishterë Orthodhoks.”, thuhet në reagimin organizatës.

Ndwrkohw, policia kreu aksionin , pasi personat nën hetim ditën e djeshme përveçse ngritën kryqin, me vete kishin edhe flamurin e Vorio Epirit, duke bërë kështu një provokim të hapur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re