“Infarkti më ka ndryshuar jetën”. Aktori Antonio Banderas nuk bëri
lojëra fjalësh teksa foli për frikën e tij gjatë festivalit të Toronto
në Kanada, gjatë premierës së filmit ‘Panama Papers’ këtë të hënë.

“Kuptova që Hollywood nuk bën për mua dhe gjeta mënyrën më romantike për të përdorur kursimet”, thotë ai.

Në Malaga të Spanjës vend ku dhe ka lindur, ka blerë teatrin Soho Caixabank, i cili që nga 14 nëntori do të jetë i hapur.

Pse kthehet në shtëpi? “Kur erdha në SHBA më thanë, ‘Dorëzohu, do të
japin vetëm role të personazheve negativ’. Gaboheshin aq shumë dhe koha
tregoi se iu solla fat edhe aktoreve të tjera si Salma Hayek dhe
Catherine Zeta-Jones, që të dyja të ftuara në Malaga për t’iu folur të
rinjve se çfarë është realisht show-business”.

I pyetur nëse e lë përkohësisht kinemanë thotë se, “Teatri është
dashuria e jetës sime, është si një femër që e ke lënë pas dore dhe
duhet ti përgjigjesh”.

Lidhur me vendimin për tu kthyer në vendin e origjinës tregon se pas
infarktit ku iu vendosën tre stenda, një infermiere i kishte thënë
“Shumë shpejtë do të ndihesh i trishtuar dhe do të bëhesh më emocional”.

Aktori tregon se pas këtyre fjalëve mendoi, “Imagjinoni të bie në
depresion pikërisht pasi shpëtova jetën. Imazhi hollywoodian i heroit në
aksion nuk jam unë. Tani preferoj historitë intime europiane, në mënyrë
që të mos ndihem si zhongler i terrorizuar nga ideja se mos më bien
pjatat për tokë”.

Sa i takon sekretit të tij thotë se, “Punoj pa pushim dhe e dua atë
që bëj, që nga moda, fotografia dhe muzika. Arti më bën të ndihem i
gjallë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re