Trajneri i Inter-it, Antonio Conte, ka analizuar për Sky Sport fitoren 3-1 të arritur në fushën e Sampdoria-s:

“Jam shumë i kënaqur nga paraqitja. Këto janë ndeshje që, kur i luan në këtë mënyrë dhe krijon shumë, duhet t’i mbyllësh më përpara”.

“Pjesa e parë u mbyll 2-0, por mund të kishim shënuar më shumë. Në pjesën e dytë mund të kishim realizuar të tretin, erdhi kartoni i kuq dhe pësuam një gol: një situatë që do të kishte vrarë çdo ekip tjetër, por jo lojtarët e mi.

Jam i kënaqur, sepse në fillimin e pjesës së dytë ndodhi e paimagjinueshmja”.

“Kemi bërë një hap përpara, por tani duhet të mendojmë për Barcelona-n. Juventus? Kam parë disa ndeshje të tyret, është një skuadfër e fortë që vjen nga tetë tituj të fituar në mënyrë të rëndësishme.

Nuk ka shumë për të thënë. Jemi krenar që do të ndeshemi kundër tyre me 18 pikë në renditje”, ka thënë Conte.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re