Pas tre orësh, është mbyllur protesta e tretë qytetare e zhvilluar në Tiranë kundër projektit të ndërtimit në zonën e mbrojtur të Zvërnecit.

Tubimi u mbajt në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe para Kryemninistrisë, ku protestuesit përsëritën kundërshtimin e tyre ndaj projektit, duke kërkuar anulimin e tij dhe dorëheqjen e qeverisë. Në përfundim të protestës, organizatorët njoftuan se mobilizimi do të vijojë edhe nesër, me protestën e katërt që do të mbahet në orën 18:00 përpara Kryeministrisë.

“Nesër më shumë”, ishte mesazhi që përcollën pjesëmarrësit në mbyllje të tubimit, duke bërë thirrje për një pjesëmarrje më të gjerë qytetare.

Gjatë protestës u mbajtën fjalime dhe u shpalosën pankarta kundër projektit në Zvërnec, ndërsa organizatorët deklaruan se reagimi qytetar nuk lidhet vetëm me këtë çështje, por edhe me një sërë ligjesh dhe vendimesh që, sipas tyre, favorizojnë investitorët në dëm të interesit publik.

Mes kërkesave kryesore të protestuesve ishin anulimi i projektit në Zvërnec, shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike dhe i Paketës së Maleve, si dhe dorëheqja e qeverisë.

VIDEO/ “Të dorëhiqet qeveria”! Protesta e tretë masive para Kryeministrisë kundër projektit në Zvërnec. Qytetarët refuzojnë ftesën e Ramës për dialog

“Të dorëhiqet e gjithë qeveria!”/ Protestuesit: Të shfuqizohet ligji për investitorët strategjikë e Paketa e Maleve!

VIDEO/ Thirrje nga protesta para Kryeministrisë: Rama dhe Balluku në burg!

“Nuk e lëshojmë sheshin”! Paralajmërim i fortë nga protesta: Të hiqet gardhi në Zvërnec (VIDEO)

“Turp, turp. S’ka dialog”, protestuesit ngrenë në këmbë Bulevardin: Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë!

“Jo provokime”! Çfarë po ndodh në protestë? Qytetarët i afrohen derës së Kryeministrisë (VIDEO)

Mijëra qytetarë në protestën në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, thirrje kundër Ramës: Anulo projektin!

“N’Kryeministri ta ngremë flamurin”/ Kryeministri i ftoi në dialog, qytetarët i përgjigjen Ramës nga protesta. Thirrje për dorëheqje (VIDEO)

A do tërhiqet qeveria pas protestave? Rama: Sa të jem unë këtu, investimi në Zvërnec nuk ka shans të ndalojë (VIDEO)

Pankarta ironizuese në protestën para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në burg (FOTO+VIDEO)

FOTOLAJM/ “Vlora ka historinë e sakrificës, jo çmim për t’u shitur”, “Zaptuan Shqipërinë”, pankartat pikante që vijnë nga protesta para Kryeministrisë

“Shqipëria është e të gjithë shqiptarëve”, gazetarja Ola Xama thirrje protestuesve: Mos u ulni në negociata me Ramën!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re