Aeroporti Heathrow i Londrës urdhëroi anulimin e dhjetëra fluturimeve që duhej të transportonin rreth 10 mijë pasagjerë në minutën e fundit, raporton dpa.

61 fluturime u anuluan pasi aeroporti në perëndim të Londrës tha se nuk ishte në gjendje të trajtonte kaq shumë pasagjerë.

Linjave ajrore u është kërkuar që të mos transferojnë pasagjerë në fluturime alternative të planifikuara për të hënën.

Një mosfunksionim në sistemin e bagazheve në Terminalin 3 rezultoi që qindra valixhe të mos dërgoheshin gjatë fundjavës.

Heathrow u kërkoi falje “të gjithë pasagjerëve të prekur”, por shtoi se “shumica u shërbyen mirë”.

Pasagjerët e dëmtuar nuk kanë të drejtë kompensimi nga kompanitë ajrore, pasi sipas klasifikimit zyrtar arsyet e anulimit janë jashtë kontrollit të tyre.

Numri i pasagjerëve që fluturuan përmes Heathrow në gjysmën e parë të vitit ishte 26 milionë, gjashtë herë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re