Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka treguar mbrëmjen e sotme arsyet që e shtyn Qeverinë të tërhiqej nga konçesioni i ndërtimit të Rrugës Thumanë – Kashar.

Sipas Braçes, Qeveria u tërhoq së pari sepse kontrata ishte e shtrenjtë dhe se praktika e zhvilluar nga kompania që kishte fituar konçesionin ishte e papranueshme.

Nuk është tërhequr qeveria, është ndërprerë procedura. Kjo kontratë nuk u arrit fare në kontratë… U tërhoqëm për dy arsye; e para se ishte i shtrenjtë, e dyta se çdo kompani nuk mund të gënjejë më qeverinë e Shqipërisë.

Ajo që ka ndodhur me procedurën e prokurimit të njërit lot të Unazës së Re është e patolerueshme.

Për aksin Thumanë-Kashar ka një rrugë paralele dhe e dyta, kompanitë duhet të harrojnë se mund të zhvillojnë praktika si ajo”, u shpreh Erion Braçe në emisionin Repolitix.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re