Pas anulimit të samitit me presidentin amerikan, Donald Trump, lideri koreano-verior i ka kthyer sytë për një shpjegim apo edhe zgjidhje, nga fqinji koreano-jugor. Kështu, drejtuesit e Koresë së Veriut dhe Jugut janë takuar në mënyrë të beftë në kufirin e demilitarizuar mes vendeve.

Tema kryesore e këtij takimi mes Kim Jong-un dhe Moon Jae-in raportohet të ketë qenë shtimi i përpjekjeve për realizimin e samitit historik mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut.

Sipas zyrës së presidentit Moon Jae-in, rezultati i bisedimeve do të bëhet i ditur mëngjesin e të dielës.

Ky është takimi i dytë mes udhëheqësve koreanë në pak kohë.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re