Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me vendimin e Kuvendit për t’u tërhequr nga përjashtimi i 23 deputetëve të opozitës nga seancat plenare.

Në reagim Berisha tha se ai vendim ishte antikushtetuese dhe shton se nëse deputetëve nuk u restaurohen një më një të drejtat e tyre, beteja që kanë nisur do të vijojë deri në ekstrem

“Ai ishte një vendim antikushtetues dhe antiligjor. Akti i tyre i shëmtuar që fikën dritat tregon fytyrën e vërtetë të Ramës. Së dyti të gjithë ata që kanë njohuritë më elementare, afati kishte skaduar dje, për ata që s’kanë as moral e as ligj, ishte sot.

Po nuk restauruan një më një të drejtat kushtetuese të deputetëve të parlamentit, ajo betejë do të vijojë deri në ekstrem.

Ne jemi në një betejë ka kthim, dhe shohim që ka një insistim të madh nga qytetarët, mezi po presin. Ndaj do ta vazhdojmë këtë betejë”, tha Berisha.

Kujtojmë se ky vendim vjen vetëm pak orë para nisjes së seancës së radhës plenare.

Në dokumentin e firmosur nga sekretaria e Kuvendit, i komunikohet Gardës që të mos ketë asnjë pengesë për të gjithë deputetët.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re