Comtec, kompania televizive izraelite që bleu të drejtën për të transmetuar një ndeshje miqësore mes Izraelit dhe Argjentinës, ngriti një padi kundër FIFA për diskriminim të dyshuar “fetar” dhe kërkoi dëbimin e Argjentinës nga Kupa e Botës në Rusi.

Ajo ka paguar dy milionë dollarë për transmetimin e miqësores dhe mediat raportojnë se rreth 45,000 bileta janë shitur.

Ndeshja u anullua nga Federata argjentinase e Futbollit pas protestave nga organizatat palestineze që thanë se Izraeli do të keqpërdorte politikisht këtë lojë.

“Si ambasador i UNICEF, nuk mund të luaja kundër njerëzve që vrasin fëmijë të pafajshëm palestinezë. Duhej ta anulonim lojën, sepse ne jemi para së gjithash njerëz, dhe pastaj vetëm futbollistë”, tha Lionel Messi për TyC Sport.

Ndeshja që do të luhej në stadiumin “Teddy Kollek” në Jerusalemi, dikur ishte një fshat palestinez që u shkatërrua nga trupat izraelite në vitin 1948.

Për shkak të ndeshjes së anolluar, pati një konflikt të madh midis qeverisë dhe opozitës. Krerët izraelitë akuzojnë Lionel Messin dhe shokët e tij të skuadrës për përulje nga terroristëve, raporton AP.

Ndërsa opozita akuzou ministrin izraelit të sportit Miri Regev duke e fajësuar për anulimin e ndeshjes, sepse sipas saj, ai këmbënguli që ndeshja nga Haifa të kalonte në vendin e kontestuar në Jerusalem dhe u përpoq për të politizuar praninë e Messit.

Ndërkohë, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu i është ankuar ne telefon presidentin argjentinas Maurice Macrie.

”Është për të ardhur keq se si kalorësit e futbollit argjentinas nuk e përballuan presionin anti-Izrael, qëllimi i vetëm i të cilit është për të dëmtuar të drejtën tonë themelore për vetëmbrojtje dhe për të mundësuar shkatërrimin e Izraelit”, tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re