Si reagim ndaj vendimit të presidetit Trump për të anulluar takimin historik të Singaporit mes tij dhe Kim Jong-un, Koreja e Veriut ka thënë se është ende e gatshme të flasë “në çdo kohë e në çfarëdo forme”, raporton BBC.

Është zëvendësministri i Jashtëm, Kim Kye-gwan ai që tha se vendimi i Trump ishte “jashtëzakonisht i keq”.

Presidenti Trump e përligji vendimin, sipas tij me “armiqësinë e hapur” që po tregonte vendi komunist, edhe pse realizoi shkatërrimin e një poligoni bërthamor, siç kishte premtuar.

Detajet e takimit në Singapor më 12 qershor ishin të paqarta, shkruan BBC, por bisedimet do të përqëndroheshin në mënyrat e denuklearizimit të gadishullit Korean dhe zvogëlimin e tensioneve.

Trump e njoftoi anulimin në formën e një letre drejtuar personalisht Z. Kim.

Një zyrtar i lartë i administratës në SHBA më vonë dha detaje të mëtejshme, duke thënë se Koreja e Veriut kishte treguar “një mungesë të thellë të besimit të mirë”.

Kishte një seri “premtimesh të thyera” nga Pheniani, tha ai.

.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re