Nga Aeroporti i Rinasit, ku zhvilloi një bashkëbisedim me kontrollorët e trafikut ajror, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se qeveria shqiptare nuk ka asnjë lidhje financiare me kompaninë AlbControl.

“AlbControl deklaron gjatë gjithë vitit një herë në qershor pranë Eurocontrol deklaron se sa të ardhura i duhen për të operuar. Investimet nga marsi i vitit të kaluar nga ka pasur në këtë kompani pasi ka qenë e pamundur për shkak të pandemisë. Edhe shpenzimet operative kanë qenë më të vogla.

Paratë që vijnë nga trafiku ajror vijnë sipas sasisë së fluturimeve të kryera.

Trafiku në totalin e tij për shkak të pandemisë ra me 57% në vitin 2020, ndërkohë që në këto 3 muajt e parë të 2021 trafiku ka qenë po me minus 57%. Pra kontrollorët operojnë 43% të trafikut normal.

Duke pasur parasysh se shteti nuk ka involvim financiar në kompaninë AlbControl, nuk merr të ardhura nga kjo kompani dhe nuk i ka dhënë kurrë asnjë qindarkë. Ky është një nga parimet e aderimin në Eurocontrol. Kontrollorëve i shkonin pagat 4400 dollarë dhe sot janë në nivelet 2490 dollarë”, tha Balluku.