Reshjet e ditëve të fundit kanë sjellë një përmirësim të situatës hidrike në vend, duke lehtësuar edhe kompanitë energjetike.

Fierza ka arritur në nivelin e 273 metrave dhe sipas të dhënave KESH por përdor dy hecet e tjera, Vaun e Dejës dhe atë të Komanit, për prodhimin e energjisë.

 

Paralelisht me këtë situatë kompania e shpërndarjes së energjisë ka anuluar kontratat për importin e muajit dhjetor, pasi furnizimi po përballohet nga prodhimi vendas.

 

Ndërkohë 30 %  e  konsumit të energjisë po përballohet edhe nga hidrocentralet private.

 

Situata financiare e kompanisë OSHEE mbete kritike, pasi i gjithë fondi për blerje energjie prej 120 mln eurosh është harxhuar për shkak të një viti të thatë që ka karakterizuar kryesisht 9-mujorin.

 

Si të mos mjaftonte kjo gjendje kritike e financave, OSHEE nuk ka ende një vendimmarrje se si do të veprohet me familjet, banesat e të cilëve janë prishur nga tërmeti i 26 nëntorit: nuk dihet nëse do të falet fatura e muajit nëntor apo do të nisë prishjen e kontratës për të gjitha shtëpitë e dëmtuara.

 

Kjo vendimmarrje kërkon jo vetëm atë të këshillit mbikëqyrës së OSHEE por edhe të entit rregullator.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko