Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Oraganizuar dhe Korrupsionit ka sekuestruar disa pasuri që i përkasin Viktor Shorajt dhe personave të afërm të tij.

 

Dy apartamente në Tiranë, dy apartamente në Orikum të Vlorës, një pasuri e llojit “ndërtesë”, me sip. 134 m2, Lagja “Uji i Ftohtë” në Vlorë dhe një dyqan dhe dy poste parkimi në kryeqytet janë sekuestruar me vendim të GJKKO, e cila pranoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme.

 

Sekuestrimi i këtyre pasurive, erdhi pasi Viktor Shoraj ka qenë i dënuar për trafik droge dhe prostitucion e këto pasuri dyshohet të jenë vendosur nga burime të paligjshme.

 

Pasuritë e sekuestruara do të kalojnë tashmë në favor të shtetit.

 

Në zbatim të Aktit Normativ Nr. 1, datë 31.01.2020, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin e datës 20.07.2023, ka vendosur pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme duke konfiskuar dhe kaluar në favor të shtetit ndërmjet të tjerave të pasurive të subjektit Viktor Shoraj dhe personave të lidhur me të si më poshtë:

 

Apartament Nr. 7/3 (2+1), me sip. 109,03 m2, i cili ndodhet në Tiranë, në pronësi të shtetases M. Mana.

 

Apartament me Nr. 6/1 (2+1, me sip ndertimi 110,36m2, i cili ndodhet në Tiranë, në pronësi të shtetases M. Mana.

 

Njësia dyqan me sip ndërtimi 122m2 dhe 2(dy) poste parkimesh i cili ndodhet në Tiranë, në pronësi të shtetases M. Mana.

 

Apartament me sip 52,27 m2, në Orikum Vlorë, në pronësi të shtetasit N. Toro.

 

Apartament me me sip. 54.50 m2, në Orikum Vlorë, në pronësi të shtetasit Naim Toro.

 

Pasurinë e llojit “ndërtesë”, me sip. 134 m2, Lagja “Uji i Ftohtë”, Bashkia Vlorë, në pronësi të shtetasit N. Toro.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re