Rreth 1700 nxënës të bashkisë Elbasan janë ulur sot për herë të parë në bangat e shkollave.

Viti i ri shkollor ka filluar edhe për  vogelushët e shkollës speciale “Zëra Jete” në Elbasan. Njesoj si bashkëmoshatarët e tyre, edhe jeta fëmije kane përjetuar sot emocionet e dites së parë të shkollës. Me  lule ne duar ata janë rikthyer në bangat e shkollës të lumtur që po fillojne sërisht mësimin.

Por emocioneve të  ditës së  parë të shkollës nuk i shmangen as prindërit, sidomos ata të cilet dergojnë fëmijët e tyre për herë të parë në shkollë.

Drejtoresha e shkollës Rezarta Biçoku shprehet se numri i fëmijëve të cilët frekuentojnë këtë shkollë është gjithnjë në rritje por për shkak të mungesës së investimeve në infrastrukturën e kësaj  shkolle ata janë të detyruar të refuzojnë fëmijët para dhe tetraplegjik pasi shkolla nuk ka ambjente të përshtatshme për ta.

Edhe pse shume herë është premtuar ndërhyrja në të vetmen shkollë për nxënësit me aftësi ndryshe në Elbasan sërisht nuk është berë asnje investim.Klasat janë shumë të vogla dhe duke marrë parasysh se një pjesë e fëmijëve janë autikë shpesh ka probleme edhe me qetësinë në të tjerat. Në këtë shkollë marrin shërbime një numër i konsiderueshëm fëmijësh ndaj ndërhyrja në infrastrukturë është shumë e nevojshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re