Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka lëshuar një mesazh të fortë kur vetëm pak orë na ndajnë nga dorëzimi i listave të kandidatëve për deputetë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Kim shkruan se pas dorëzimit të listave do të mësojë nëse liderët e partive e kanë marrë mesazhin e dhënë qartësisht nga Amerika për kandidatë të pastër.

Më tej, ambasadorja amerikane shkruan se përgjegjës për emrat e zgjedhur do të jenë vetëm drejtuesit e partive, ndërsa shpreh edhe njëherë mbështetjen ndaj KQZ-së.

Nesër është afati i fundit që partitë të paraqesin listat e kandidatëve për zgjedhjet 25 prillit.

SHBA-të kanë qenë jashtëzakonisht të qarta në lidhje me përgjegjësinë e udhëheqësve për të siguruar kandidatë të pastër.

Kështu kanë qenë edhe votuesit shqiptarë. Shqiptarët nga të gjitha sferat e jetës më thonë se shqetësimi i tyre më i madh është se korrupsioni, mungesa e transparencës dhe pandëshkueshmëria, kërcënojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Listat e paraqitura nga partitë nesër do të na tregojnë nëse udhëheqësit e shqiptarë e kanë kuptuar mesazhin nga SHBA, nëse janë të përkushtuar për anëtarësimin në BE dhe nëse janë të gatshëm të marrin vendimet e vështira të nevojshme për një të ardhme më demokratike dhe të prosperuar për Shqipërinë.

Ne presim që krerët e partive të demonstrojnë lidershipin e vërtetë. Ne do t’i bëjmë përgjegjës drejtuesit e partive.

Ne gjithashtu do të mbështesim fuqimisht Komisionin Qendror të Zgjedhjeve teksa shqyrton dorëzimin e listave të kandidatëve, e cila është një detyrë që duhet të ndërmerret para së gjithash në emër të votuesve shqiptarë,”-shkruan Kim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re