Apeli i GJKKO-së në përfundim të seancës së sotme vendosi të lërë të pandryshuar masën e sigurisë “Arrest me Burg” për gjyqtaren e Krujës, Enkeleja Hoxha. Në ambientet e jashtme të gjykatës babai i gjyqtares në një prononcim për Faxnews u shpreh se e shikon këtë vendim si një betim të gjykatës ndaj kryeministrit Edi Rama.
Gjithashtu ai bëri apel për lirimin e të bijës pasi sipas tij nuk ka kush kujdeset për nipin që vuan nga autizmi dhe mbesën e mitur.
“Këtë vendim unë e quaj një betim të Gjykatës ndaj kryeministrit të republikës. Vendimi nuk ka bazë konkrete por është në kuadrin e hamendësive dhe të trillimit. Ajo s’ka marrë para, ajo s’ka thurr intriga dhe nuk është drejtuese e një strukture armiqësore, sepse si masa e ndalimit dhe kjo masë sot janë betim ndaj problemeve që ka kryeministri ndaj kësa gjyqtareje.
Ky vendim ka dëmtuar jo vetëm atë dhe imazhin e saj si një gjyqtare shembulluro, ka lënë pa kujdes prindëror një fëmij autik. Kush do t’i shërbejë dy fëmijëve që ka lënë ajo, unë jam me parkinson gjyshja është e sëmurë. Ju lutem shumë më thoni ku do t’i shpie dy jetimët që ngelen në mes të rrugëve”, tha babai i Enkelejda Hoxhës.
/faxweb
