Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për sekuestrimin e pasurisë së familjes Prenga në Lezhë, që sipas saj është produkt i veprimtarisë kriminale.

Gjykata e apelit ka ‘vulosur’ konfiskimin e pasurisë: -Apartament banimi me sipërfaqe 102 m2, kati i dytë, apartamenti nr.6, blloku A, në krah të majtë të ashensorit, kufizohet me oborrin e shkollës në godinën në ndërtim pranë çerdhes së qytetit Rrëshen, sipas kontratës së sipërmarrjes nr.1321 rep., dhe nr.612 kol., datë 04.10.2013. porositës shtetasin Nikolin Prenga me investitor “Jushi” shpk me nius K08502520D.

Apartament banimi me sipërfaqe 100 m2, kati i dytë, apartamenti nr. 7, blloku A, në krah të majtë të ashensorit, kufizohet me oborin e shkollës, në godinën në ndërtim pranë çerdhes së qytetit Rreshen, sipas Kontratës së Sipërmarrjes nr. 1526 rep., dhe nr. 677 kol., datë 8.11.2 13 me porositës shtetasin Nikolin Prenga me investitor “Jushi” shpk me nius K08502520D.

Apartament banimi me nr. Pasurie 3/51 + 1-3, vol 7 fq. 3, ndodhur në zonën kadastrale 3224 me adresë: Rrëshen, Mirditë, P99/9/1, sh.1, k.2, ap.3 me sipërfaqe totale 74,87 m2, në pronësi të shtetases Arta Ndrec Prenga, sipas Çertifikatës për Vërtetimin e Pronësisë, me nr. serial 1088153 datë 30.7.2015.;

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re