Skip to content

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ajola Xoxës për sekuestrimin e celularit

IMG 4793 959x570 1

Apeli i Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për anulimin e sekuestrimit të celularit të saj.

Kërkesa e Xoxës për të kundërshtuar vendimin e datës 20 dhjetor 2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë u refuzua në seancën e sotme nga gjyqtari Engert Pëllumbi.

Vendimi mbetet në fuqi, ndërsa Xoxa ka mundësinë të apelojë në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve.