Mjeku Gerond Hysi ka bërë një apel për mbajtjen e maskës. Ai e cilëson atë si të vetmen armë që na mbron nga koronavirusi.
Hysi shprehet se maska duhet të bëhet aksesori më i çmuar për ruajtjen e shëndetit.
“Maska ose barriera mbrojtëse është e vetmja ārmë që na mbron nga një sëmundje me shumë të panjohura.
Një ārmë e aksesueshme nga të gjithë ne, në këtë luftë të paprecedentë me Covid-19.
Ndaj bëje maskën aksesorin tënd më të çmuar, ruaj shëndetin, mbro veten, mbro të tjerët”, shprehet mjeku.
Mesazhi i Hysit është ndarë nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.