Apeli i Posaçëm zbardh vendimin për ish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin, vendim nga i cili Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendosi që aktet t’i shkojnë sërish Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë.

Sipas Gjykatës së Posacme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Prokuroria është kontradiktore pasi ka ngritur akuzë të re ndaj Tahirit për “kultivim hashashi”.

Apeli i Posaçëm e cilëson të gabuar edhe vendimin e gjykatës së shkallës së parë, duke u shprehur se: Gaboi në rikualifikimin e veprës penale.

Po ashtu thuhet ndër të tjera se Tahirit dhe Jaeld Celës nuk iu dha mundësia të mbroheshin për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re