Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin me burgim të përjetshëm për Përparim Ademin, autori i vrasjes së dy motrave në Tiranë në vitin 2020. Autori kishte apeluar vendimin me pretendimin se vuan nga probleme mendore, por kjo kërkesë është rrëzuar.

 

Përparim Ademi vrau dy motra Zhaneta Metani e Kristina Bardhi, më datë 31 dhjetor 2020. Ai kishte një lidhje dashurie me një nga viktimat, ndërsa hyri në banesë dhe gjuajti me breshëri në drejtim të saj dhe motrës së ish partneres, duke iu shkaktuar vdekjen të dyjave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re