Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për sekuestrimin e pasurive të Anton Gjinajt i njohur si Pashuk Gjinaj.

SPAK vendosi sekuestro për 23 pasuri, 6 prej të cilave biznese, mes tyre dhe kompania e ndërtimit ALESIO 2014 shpk.

Pasuritë e Gjinajt po kalojnë në sitën e SPAK pasi dyshohet se janë krijuar nga aktiviteti i kundraligjshëm.

Aktualisht, Anton Gjinaj po kryen dënimin me 8 vite e 9 muaj burg në burgun e Reçit të dhënë nga drejtësia spanjolle.

Burimi: Ora News

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re