Në Gjykatën e Apelit u zhvillua seanca gjyqësore për rivlerësimin e masës së sigurisë për ish-deputetin e PD, Klevis Balliu.

Balliu ka apeluar vendimin e Gjykatës së Tiranës e cila caktoi masën ‘detyrim paraqitje’ ndërsa apeli vendosi ta lërë në fuqi masën detyrim paraqitje.

“Nëse nuk ka prova, më duket shumë e çuditshme. Policia ka kthyer përgjigje, çfarë provash do më shumë gjykata.

Ato duhet ti paraqiste prokuroria. Banorët kanë për detyrë që ta njoftojnë. Gjykata nuk i marrë parasysh këto.

Fakti është që këto gjykata nuk duan protesta. Pse nuk arrestohet Agim Kajmaku. Po për Saimir Tahirin pse e kthyen detyrim paraqitje.

Kjo fakton që shtetit ka rënë. Kapet dhe arrestohen ato që vidhen dhe ajo ato që vjedhin. Si mund të dalë gjykata dhe të thotë nuk e keni njoftuar policinë.”- u shpreh Balliu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re