Banorët e Laknasit janë ngritur ditën e sotme në një protestë masive, ku kërkojnë moslejimin e ndërtimin e thertores në afërsi të banesave të tyre dhe prishjen e pyllit 50-vjeçar.
Një problematikë kjo që nuk po gjen zgjedhje që prej dy vitesh. Është vendimi i fundit Gjykatës së Apelit, ai që i jep të drejtë kompanisë private për ndërtimin e thertores, duke nxehur në këtë mënyë sërish gjakrat.
Këtë vendim banorët e konsiderojnë si të padrejtë, pasi sipas tyre është marrë nën ndikimin korruptiv.
Një shtetase e revoltuar për kamerën e Faxnews shprehet se vendimi i Apeli që rrëzon vendimin e Shkallës së Parë është korruptiv, pasi nuk respektohet distanca nga zonat e banuara, si dhe kompania nuk ka aprovimin e banorëve dhe ka një leje ndërtimi të pezulluar.
“Ne nuk duam lekë. Ne nuk duam pasuri, ky më thotë dil ti nga shtëpia se do vi unë se kam më shumë lekë, se jam i korruptuar kokë e këmëbë. Jo në shtëpi time jam zot unë.
Këtu nuk do të ndërtohet thertore do ta ndalojmë me çfarëdo lloj mjeti.
Leja e ndërtimit dhe mjedisit i janë pezulluar pezulluar, nuk kanë miratimin e banorëve dhe banesat nuk ndodhen në një distancë prej 2 km që lejon ligji.
Këtu nuk ka asnjë pikë vjen ai me një tufë me letra fllaco dhe vjen dhe i thotë se i kam. Ku i ka këto pesë pika. E vërtetuan gjyqtarët e Shkallës së Parë që nuk kishte të drejtë më pas ekspertët e Apelit kanë marrë lekë dhe e ndryshuan vendimin.
Të vish ti të më marrësh shtëpinë që kam punuar gjithë jetën, nuk ta lejoj”, tha një banore e revoltuar.
I pranishëm në protestë ishte dhe ambientalisti Sazan Guri, i cili theksoi se ndërtimi i thertores është antiligjor, pasi me trualin aty kemi të bëjmë me një zallishte dhe jo me një trull ndërtimi.
Gjithashtu ai thekson se kompanisë i ka skaduar leja e ndërtimit dhe leja mjedisore dhe ndaj vendimi i Apelit është i padrejtë.
“Në kushtet gjyqësore jemi të barabartë, ne e kemi fituar në shkallën e parë ndërkohë që Gjykata e Apelit ka rrëzuar
Jemi përvballë faktit që kompanisë i ka skaduar leja e ndërtimit dhe leja e ndikimit në mjedis që do të thotë se nuk ka të drejtë të ndërhyjë në atë zonë.
Në këto kushte ne kërkojmë që shteti të mos vendosë dorë mbi një zallishte. Më trego që ke marrë dokumentin për truall. Duhet 12 vite studim për të marrë dikumentin nga zallishte në truall.
Bashkia apo kushdo qoftë që kërkon të marrë këtë pronë duhet të shkojë në gjykatë dhe të prish gardhin që kanë vendosur gardhin.
Këtu janë 80 familje, afërsisht 500 banorë dhe nuk guxon njerë të vijë, as kryeministri pasi me hunj do pritet”, tha ambientalisrti Sazan Guri.
…
/faxweb
