Gjykata e Apelit të Tiranës, ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-kreun e OST, Klodian Gradeci.

Apeli nga “arrest në burg” ka vendosur masën “arrest në shtëpi”. Gradeci u akuzua se bashku me zyrtare të tjerë të AKBN se i kishin shkaktuar 1,5 milionë dollarë dëm buxhetit të shtetit.

Ish-drejtori i OST u arrestua disa javë më parë në aeroportin e Rinasit pasi u kthye nga Turqia, gjatë seancës në shkallë të parë Gradeci pretendoi se u vetë dorëzua dhe se në Turqi ishte për kurim pasi nuk ishte mirë nga gjendja shëndetësore.

Klodian Gradeci njihet edhe si mik i ish-ministrit Damian Gjiknuri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re