Komisioni i Apelit i mbledhur sot me urgjencë pas kërkesës së FK Tomorit dhe pagimit të shumës prej 1.5 milionë lekëve të vjetra ka hedhur poshtë kërkesën e beratasve duke i qëndruar vendimit të dhënë nga Komisioni i Disiplinës ditën e mërkurë.

Kështu qëndrojnë në fuqi vendimet për humbjen në tavolinë të sfidës ndaj Apolonisë dhe dënimi për ti luajtur ndeshjet në fushë asnjëanëse  dhe pa tifoz. Po ashtu në fuqi kanë mbetur edhe për dy trajnerët e Tomorit: Santiliano Dule dhe Arben Paja.

Sipas Apelit, i cili nuk ka marrë për bazë kërkesën dhe faktet e beratasve tashmë vendimi mund të apelohet vetëm në KAS ndërsa Tomori kështu zbret në vendin e tetë duke rrezikuar seriozisht qëndrimin në Kategorinë e Parë.

Ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga klubi që pritet ti qëndroj vendimit të parë për braktisje të kampionatit dhe bojkotim të ndeshjes së radhës ndaj Bylis planifikuar për tu luajtur ditën e dielë./Berati.TV

Vendimi Nr.1
1. Lënien në fuqi të vendimit të Komsionit të Disiplinës datë 13.02.2019 (pika 6).
2. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër.

Vendimi Nr.2
1.Lënien në fuqi të vendimit të Komsionit të Disiplinës datë 13.02.2019 (pika 8).
2.Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër.

 

Komisioni i Disiplinës (13.02.2019)
6. KF “Tomori 1923”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive për organizimin e ndeshjes duke mos zbatuar rregullat e sigurisë dhe duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes dhe lojtarëve kundërshtarë, si dhe për sjelljen e gabuar të spektatorëve duke përdorur shprehje diskriminuese e hedhur sende brenda rrethimit te fushes duke shkatuar akte dhune, në bazë të nenit 57, 64/1/b 64/1/c), 65/1, 65/2, dhe 66/3/b) të KDS dënohet me humbjen e ndeshjes kundër F.K Apolonia në tavolinë me rezultatin 3-0, zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve në fushë asnjëanëse dhe pa spektatorë si dhe gjobë në masën 200.000 (dyqindmijë) Lekë. Në aplikim të nenit 136/1/a), gjoba të aplikohet në masën 50%.

  1. Zyrtari i KF “Tomori 1923”, Santiljano Dule, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezulim nga aktiviteti.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re