Skip to content

Apeli rikthen në burg ish-deputetin e PS, Alqi Bllako

Gjykata e Posaçme e Apelit rikthen në qeli ish-deputetin e Partisë Socialiste Alqi Bllako të akuzuar për aferën e inceneratorëve.

 

Bllako, rreth 1 muaj pasi ndryshoi masa e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtepie, do të rikthehet në qeli, pas ankimit të bërë nga SPAK me akuzat për korrupsion me inceneratorin e Fierit.

 

Masa e sigurise “arrest shtëpie” ishte dhene nga Gjykata e Shkalles se Pare.

 

SPAK kërkoi arrestimin e Alqi Bllakos në fund të muajit mars të këtij vit, pas dyshimeve ndaj tij për “korrupsion” dhe “shpërdorim të detyrës” gjatë procedurës tenderurese për inceneratorin e Fierit.

 

Prokuoria pretendon se nga hetimet rezulton që, në bashkëpunim me ish-ministrin Lefter Koka, Bllako ka falsifikuar dokumentin në lidhje me sipërfaqen e tokës ku u ndërtua inceneratori i Fierit.

 

 

 

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trupin gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më datë 09.11.2022 shpalli vendimin  lidhur me çështjen nr. 180 akti, datë 04.11.2022 regjistrimi, në ngarkim të personit nën hetim A.B., mbi ankimin e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kundër vendimit nr. 382, datë 06.10.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

Ndryshimin e vendimit nr. 362 datë 06.10.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar si më poshtë:

Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit/të hetuarit A.B. me objekt zëvendësimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”.Vazhdimin e masës së sigurimit personal me efekt shtrëngues “arrest në burg”, të caktuar ndaj të hetuarit A.B. me vendimin nr. 26, datë 31.03.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.