Gjykata e Apelit ka vendosur të rikthejë për rigjykim në Shkallën e Parë çështjen e vulës dhe logos së Partisë Demokratike.

 

Pasi dëgjoi pretendimet e palëve për disa orë trupa gjyqësore ka marrë vendimin që favorizon grupimin e Enkelejd Alibeajt duke i dhënë mundësinë të regjistrohet në garën e 14 majit.

 

Seanca në Apel nisi në orën 11:00 të paradites, dhe trupa gjyqësore shqyrtoi ankimimin e Alibeajt, i cili kërkoi rrëzimin e vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri për njohjen e Kuvendit të Berishës të 11 dhjetorit 2021 si legjitim.

 

Grupi i Enkelejd Alibeajt përfaqësohej në seancë nga avokati Indrit Sefa dhe Rezart Kthupi, ndërsa përfaqësuesit e Sali Berishës ishte Ivi Kaso, Oerd Bylykbashi dhe Ledina Mandia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re