Gjykata e Apelit rrëzoi vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri në shkallën e parë I cili njohu si të ligjshme vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit dhe ndryshimet në statutin e PD që rrodhi nga ky proces.

Gjyqtarja Blerina Muça, mori në shqyrtim kerkesen e paraqitur nga Partia Demokratike e Shqiperise perfaqesuar nga Enkelejd Alibeaj, I cili kërkoi Prishjen e Vendimit të datës 25 mars te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane me gjyqtar Agron Zhukri.

Alibeaj kishte kërkuar pushimin e gjykimit ose kthimin e saj per shqyrtim ne te njejten gjykate por me tjeter trup gjykues.

 

Pasi mori në shqyrtim këtë kërkesë të Alibeajt, Gjyqtarja Blerina Muca vendosi të pranojë ankimin e pales ankuese, Partia Demokratike e Shqiperise, perfaqesuar nga Nenkryetari i saj z. Enkelejd Alibeaj, ndaj vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri në 25 mars.

 

-Po ashtu Apeli sqaroi se kunder vendimit nuk lejohet ankim. Vendimi do të thotë që kerkesa e Berishës dhe grupit të Rithemelimit për të njohur ndryshimet në statutin e PD të bëra në Kuvendin e 11 dhjetorit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re