Fatos Tushe, ish-kryebashkiaku i Lushnjës dënohet përfundimisht me 3 vite e 4 muaj burg për dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në bashkëpunim.

 

Filllimisht Shkalla e Parë e Gjykatës së Posacme e dënoi me 2 vite e 4 muaj burg vetëm për shpërdorim detyre ( falë gjykimit të shkurtuar) ndërsa tanime Apeli pranoi kërkesen e SPAK që Tushe të dënohet edhe për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera apo ankande publike e kryer ne bashkëpunim.

 

Pak javë më parë fatos Tushe la qeline për shkak  kishte kryer denimin me 2 vite e 4 muaj burg, mirëpo tanime që i është shtuar edhe dënimi një veper penale, duhet që ish-kryebashkiaku i Lushnjes të rikthehet ne burg për të shlyer edhe një vit burg.

 

 

Lënien në fuqi të vendimit nr. 47, datë 29.07.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me ndryshimet si më poshtë vijon:

 

Lënien në fuqi të vendimit 47, datë 29.07.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar me ndryshimet si më poshtë vijon:

Deklarimin fajtor të të pandehurit z. F.T. për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në bashkëpunim, sipas nenit 258 dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.

Në bazë dhe për zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, pas bashkimit të dënimeve, caktimin si një dënim të vetëm për të pandehurin z. F.T. të masës 5 vjet burgim.

Në bazë dhe për zbatim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, pas zbritjes me 1/3 e dënimit, caktimin si dënim përfundimtar ndaj të pandehurit z. Fatos Tushe të masës 3 vjet dhe 4 muaj burgim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re