Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar Tiranë, për kthimin e ish-kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe në IEVP, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë ekzekutuar vendimin.

Tushe do të vuajë në IEVP dënimin me 1 vit burg për veprën penale “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe ankande publike”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi:

Lushnjë

Sot më datë 02.03.2023, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë ekzekutuar vendimin e datës 01.03.2023, të dhënë nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, e cila ka vendosur se shtetasi Fatos Tushe, 55 vjeç (ish-kryetar i bashkisë Lushnjë) duhet të kthehet në IEVP, për të vuajtur 1 vit burgim, për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.

Shtetasi F. T. do i dorëzohet IEVP Fier, me qëllim vuajtjen e dënimit.r.t

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re