Rikthehet në punë aplikacioni i KQZ-së, pasi ishte sulmuar. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi përmes një mesazhi në Twitter.

Celibashi njoftoi se rifilluan raportimet për pjesëmarrjen dhe mbi ecurinë e votimit nëpërmjet aplikacionit KQZ.

“Normalizohet situata me aplikacionin KQZ. Rifillojnë raportimet për pjesëmarrjen dhe mbi ecurinë e votimit nëpërmjet aplikacionit KQZ.
#zgjedhjetshqiperi2021 #25prill2021 #kqz”, shkruan Celibashi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re