Norma totale e aplikantëve për azil për herë të parë në BE në mars 2025 ishte 12.9 për çdo njëqind mijë banorë. Krahasuar me popullsinë e secilit vend të BE-së (më 1 janar 2024), normat më të larta të aplikimeve për herë të parë u regjistruan në Greqi (39.6), e ndjekur nga Qiproja (31.0) dhe Spanja (27.4).

Në mars 2025, gjithsej 1 595 të mitur të pashoqëruar kërkuan azil për herë të parë në BE. Numri më i lartë i tyre vinte nga Siria (250), Afganistani (240) dhe Venezuela (150).

Vendi i BE-së që pranoi numrin më të madh të aplikimeve për azil nga të mitur të pashoqëruar ishte Gjermania (485), e ndjekur nga Spanja (330) dhe Greqia (160).

Vendimet pozitive për azil ranë me një të tretën

Gjatë tremujorit të parë të vitit 2025, vendet e BE-së u dhanë status mbrojtjeje në shkallë të parë për 66 315 kërkues azili, një rënie prej 33% krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2024 (99 390).

Ndër kërkuesit e azilit që përfituan status mbrojtjeje në shkallë të parë në BE, 49% morën statusin e refugjatit, 26% përfituan status humanitar dhe 25% mbrojtje dytësore.

Gjermania (15 590), e ndjekur nga Franca (12 625) dhe Spanja (11 565), dha numrin më të lartë të vendimeve pozitive në shkallë të parë. Afganët (18 500), venezuelianët (8 675) dhe ukrainasit (4 285) ishin përfituesit kryesorë të statusit të mbrojtjes në BE gjatë tremujorit të parë të vitit 2025./Monitor