Zyrat e aplikimit për kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike do të jenë të hapura edhe të shtunën, me 12 Gusht. Ministrja e Brendshme dhe kompania “IdentiTek” njoftojnë se kjo bëhet për të lehtësuar shërbimin për qytetarët që vijnë për të kaluar pushimet dhe njëkohësisht ripajisjen me dokumentet.

Procedura për të aplikuar për pasaportë merr vetëm disa minuta kohë në zyrën e “IdentiTek”, që ndodhet në zonën ku banoni. Së pari, blini një kupon tek çdo zyrë e Postës Shqiptare. Nëse aplikoni për herë të parë plotësoni në e-Albania formularin e Policisë së Shtetit.

Nëse dokumenti është rinovim, formulari nuk është i nevojshëm. Aplikimin për ID kartë e bëni në zyrën ku jeni banor, duke u paraqitur me një kupon të blerë në zyrën e Postës Shqiptare. Riaplikimi për ID kartë mund të bëhet në çdo zyrë, pavarësisht vendbanimit. E gjithë procedura merr pak minuta.

Ministria e Brendshme dhe “IdentiTek” fton qytetarët që u ka përfunduar afati i vlefshmërisë së kartave të identitetit, të kryejnë sa më parë procedurat për rinovimin e saj. Përmes ID kartës përfitohen shërbime online, por edhe mundësia për të udhëtuar në vendet e rajonit me të cilat kemi marrëveshje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re